Vrasja e të miturit, dëshmia e autorit/ Shkodër, 15 vjeçari: E qëllova me thikën e tij

schedule11:43 - 15 Tetor, 2024

schedule 11:43 - 15 Tetor, 2024

Autori i cili vrau shokun e tij në Shkodër mbrëmjen e së hënës ka dëshmuar dinamikën e ngjarjes në kushte të rënda psikologjike.

15-vjeçari ka deklaruar në polici se ka qenë viktima ai që e ka goditur I pari, duke pranuar se nuk dëshironte të vriste bashkëmoshatarin e tij, por vetëm ta plagoste.

“E qëllova me thikën e tij. Fillimisht u zumë, pastaj ai më qëlloi në sup me thikë. Unë mora thikën e tij dhe e qëllova disa herë”.

Viktima dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin pasi banonin në një lagje dhe studionin të dy në shkollën e mesme “Hamdi Bushati” në Shkodër.

Ajo që dyshon policia është se dy të miturit mund të kenë patur konflikte të mëparshme, konflikt I cili përfundoi me ngjarjen fatale.

Ka qenë një kalimtar I rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. 15-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën në spital./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!