Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Progës, tjetër arrestuar/ Gjykata vendosi arrest në burg për Andi Shkullakun

schedule12:42 - 19 Prill, 2025

schedule 12:42 - 19 Prill, 2025

Një tjetër person po hetohet nga Prokuroria e Korçës, për rastin ku në Pogradec më 10 Gusht 2024 humbi jetën Egli Proga për shkak të goditjeve të marra.  Bëhet fjalë për Andi Shkullakun, i arrestuar tre ditë më parë nga policia. Ai është lënë të shtunën në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Korcës.

Sipas Prokurorisë janë zbuluar të dhëna të reja pas ballafaqimit të të arrestuarit kryesor, Denis Meçe dhe të të akuzuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Egli Proga thotë Prokuroria, është goditur dhunshëm jo vetëm nga shtetasi Denis Meçe por edhe nga shtetasi Leonidha Guçe i cili ka qenë i pranishëm në të njëjtin lokal në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Leonidha Guçe aktualisht me masë sigurie ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Moskallëzim krimi’ dhe ‘Deklarime të rreme” tashmë është nënë hetim për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë është zbuluar se Andi Shkullaku duke qenë dëshmitar ku u vra Egli Proga, ai me dashje dhe me qëllim ka mbuluar një prej autorëve të kësaj ngjarje, e konkretisht Leonidha Guçe pasi kishte marrëdhënie të ngushta shoqërore. Andi Shkulaku jo vetëm që nuk ka kallëzuar krimin e ndodhur, por ka dhënë deklarime të rreme, duke mohuar se ndaj viktimës ishte ushtruar dhunë në brendësi të lokalit “Stropcka”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!