Vrasja e efektivit në Fier, policia: 30 000 euro për çdo informacion që ndihmon në kapjen e autorit

schedule15:23 - 13 Maj, 2024

schedule 15:23 - 13 Maj, 2024

Punonjësi i policisë, 28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Fier.

Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblim 30 000 euro për çdo informacion që ndihmon në kapjen e autorit të dyshuar të krimit, 23-vjeçarin Asllan (Azgan) Mernica.

“Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

/abcnews.al/