Vrasja e policit, Begaj: Ky akt i organizuar kriminal cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë në Kosovë, ndërkombëtarët të reagojnë

schedule12:18 - 24 Shtator, 2023

schedule 12:18 - 24 Shtator, 2023

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e policit në Veri të Kosovës.

Begaj përmes një mesazhi ngushëllimi për familjen e policit të vrarë, kreu i shtetit ka dënuar me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë me me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.

Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.

Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Begaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!