Vrasja e Oliver Ivanovic pa autor, akuza Prishtinës për mosdhënie informacioni

schedule16:41 - 16 Janar, 2020

schedule 16:41 - 16 Janar, 2020

Në Serbi është përkujtuar përvjetori i vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanovic. Ende nuk ka një autor për vrasjen e tij, por kryeministrja Brabic tha se Serbia nuk do ndalet deri sa të gjejë vrasësit e vërtetë.

Rreth orës 08:15, në këtë kohë në Mitrovicë ishte ekzekutuar lideri i serbëve të Kosovës, Olliver Ivanovic. Nderimet për të u bënë nga familja dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Serbia është duke bërë hetim të pavarur për vrasjen e tij, por nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se Serbia nuk do të ndalet derisa të gjej vrasësit e vërtetë. Ky mort ka ndarë shumë në Serbi, pasi vet Ivanovic kishte paralajmëruar rrezik dhe kishte qenë kritik ndaj grupeve kriminale dhe bënte politikë të pavarur. Serbia akuzon Kosovën për ngecjen e hetimeve.

“Vrasja e Oliver Ivanovic ngelet një plagë e hapur për popullin serb në Kosovë dhe Metohi dhe më gjërë. Një tragjedi edhe për familjen. Këtë duhet ta kenë në ndërgjegje ata, që këtë rast tentojnë ta keqpërdorin për arsye politike. E theksoj se Prishtina nuk ka kthyer përgjigje në 3 prej 4 kërkesave të organeve tona dhe atë që kanë kthyer ka qenë pas gjashtë muajsh”, deklaroi Marko Gjuric.

Kosova ka shpallur në kërkim personin që u shënjua si kryesori në vrasjen e Ivanovic, Millan Radojcic, i cili pasi Policia e Kosovës nuk e arrestoj dot, është parë në Serbi. Shteti serb e kishte future ish-zëvendës kryetarin e Listës Serbe dhe biznismenin në një test poligrafi. Në pafajsinë e tij besojnë.
Vrasja e Ivanovic ka shkaktuar akuza në mesin e serbëve pasi një pjesë dëshmuan tek organet e Kosovës për vrasjen e tij. Opozita do ta shënoj atentatin me protesta dy ditë më vonë. Zyrtarët serb thanë se kanë indicie për autorin, por nuk është koha.

“Shumë premtime janë bërë për zbardhjen e vrasjes, por dy hetime të ndara një në Kosovë e një në Serbi ende nuk kanë sjellë autorët para drejtësisë. Në një moment Serbia kishte përfshirë edhe Tiranën”, raporton për “ABC News” gazetari, Idro Seferi./abcnews.al