Vrasja e Niko Goros në Himarë, shkak një konflikt pronësie

schedule10:57 - 17 Tetor, 2020

schedule 10:57 - 17 Tetor, 2020

Vrasja e biznesmenit Niko Goro në Himarë duket se lidhet me një konflikt pronësie. Policia arrestoi rreth një orë pas krimit autorin e dyshuar, Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gazetari Elton Nika raporton se Goro së fundmi ishte duke ndërtuar një pallat në Himarë, ndërsa ka pasur konflikt për tokën.

Ndërkaq, autori i dyshuar është nip i personave me te cilën kishte konflikt për tokën Goro.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Po ashtu e plagosur lehtë në këmbë  ka mbetur motra e biznesmenit, 57 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

LEXO EDHE: Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë: Katër persona ishin në një furgon, njëri zbriti dhe qëlloi

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë  me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç.  Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

g.v/abcnews.al