Vranë të riun, dënohen autorët/ Korçë, gjykata dënon me 83 vite burg 4 persona

schedule08:45 - 11 Shkurt, 2025

schedule 08:45 - 11 Shkurt, 2025

Gjykata e Korçës ka dënuar me 83vite burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, 4 autorët e dyshuar si vrasës të Martin Çeços, ngjarje e ndodhur më 12 Qershor 2022.

Valter Mollaj është dënuar me 25 vite burg, Edlir Mollaj me 23 vite, Martina Pajollari me 20 vite burg dhe Blendi Angjo me 15 vite.

Martin Çeço u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në rezervuar pas dy ditësh që kishte humbur kontaktet me familjen.

Policia dhe prokuroria e Korçës arrestuan si të dyshuar të ngjarjes kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj nga fshati Marjan i Korçës dhe bariun e tyre Bledi Angjo, me motivin se i ndjeri ishte në një lidhje me Martina Pajollarin, me të cilën u tha qe ishte paralelisht dhe me njërin prej kushërinjve në një lidhje.

Më tej prokuroria vuri në bangën e të akuzuarit dhe Martina Pajollarin si bashkëpuntore në këtë krim, pasi u dyshua se ishte ajo që e nxori në pritë viktimën.

Sipas avokatëve mbrojtës, në asnjë moment nuk u vërtetua direkt apo indirekt lidhja e të pandehurve me viktimën. Sipas tyre, prokuroria nuk ka kërkuar vënien në dispozicion të materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt. Sipas avokatëve, në gjykatë asnjë provë nuk vërteton që Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim, ndërsa paralajmëruan apelim te vendimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!