Vrasja e Liridonës, Shala: Hetime nëse plani i krimit ka nisur që nga Suedia. Mund të ketë sërish arrestime

schedule17:36 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 17:36 - 4 Dhjetor, 2023

Në një intervistë në “NewsLine” në ABC, eksperti i Sigurisë Drizan Shala foli për vrasje në 33-vjeçares Liridona Ademaj, ngjarje që tronditi mbarë opinion publik.

Shala tha se pista e hetimeve do të zgjerohet dhe ndoshta mund të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar.

“Prokuroria pas marrjes së masave të para. Ka inicuar një kërkesë për të përcaktuar masën e paraburgimit. Hetimet do të vazhdojnë, për të zbardhur më shumë detaje. Është dashur një parapërgatitje para se të ndodhë veprime, pasi duke parë edhe vendin që ka ndodhur ngjarja, e gjitha është menduar me detaje. Dhe duhet vlerësuar fakti se si ka filluar e gjithë ngjarja. Ndoshta që në Suedi kanë filluar mosmarrëveshjes. Ka pasur pista të ndryshme të hetimit të dala në publik, është thënë se nuk ka pasur mosmarrëveshje, por nga ana tjetër doli informacioni për procedurat e divorcit apo edhe siguracioni për jetën”, tha ai.

/abcnews.al/