Vrasja e Klodian Saliut, çfarë tha bashkëjetuesja e tij dhe prova e makinës së zezë së Lul Berishës

schedule16:00 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 16:00 - 9 Dhjetor, 2020

Pjesë e hetimit të SPAK për zbardhjen e vrasjes së Klodian Saliut në 26 shkurt të vitit 2005 është edhe dëshmia e bashkëjetueses së këtij të fundit, L.L. Ajo thotë se është takuar me Saliun ditën e vrasjes pasi ai e ka përcjellë te stacioni i Trenit ku ajo është nisur drejt Tiranës për të vizituar të ëmën. Ajo më pas thotë se priste që Klodi të vinte ta merrte në Tiranë dhe më pas dikush me emrin Sterjo i ka thënë se ai është vrarë. Më vonë, pas disa kohësh ajo është takuar me dy persona të tjerë të cilët e kanë ftuar për të shkuar në plazh ku ka shkuar makina e Lul Berishës me ngjyrë të zezë. Këto deklarime sipas SPAK japin të dhëna në lidhje me ngjyrën e makinës së përdorur nga autorët ditën e ekzekutimit të Klodian Saliut.

“Para tre vitesh tek disko “Kalvin” kam njohur Klodian Saliun. Kishte pasur shokë me të cilët ishte prishur Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Rudi Taullai, Ilir Xhunga, Arben Paja etj. Atë ditë kam qenë në Durrës në shtëpinë ku bashkëjetoja me Klodin. Klodi më çoi te stacioni i trenit dhe unë erdha për në Tiranë ku do të shikoja mamanë. Atë kohë përdorja numrin e telefonit 679 ndërsa Klodi 084. Prisja që Klodi të më vinte të më merrte në darkë pasi nuk më linte te shtëpia.

Rreth orës 21:00- 22:30 i kam çuar mesazh “O Lal do vonohesh se po të pres”. Sterjo e dinte nga biseda me Klodin se ai do vinte në Tiranë që të më merrte. Sterjo më tha se i kishte ndjekur një veturë me ngjyrë të zezë ku në një moment rrugën ata kishin dalë paralel me të dhe kishin hapur zjarr duke bërë vrasjen ndërsa Osmani ishte plagosur. Këto të dhëna Sterjo i kishte marrë nga Osmani në spital. Pas vrasjes së Klodit jam takuar me A dhe E dhe kemi bërë muhabet rreth vrasjes së Klodit. Në muajin Korrik kanë ardhur në shtëpi A dhe E dhe më kanë marrë për plazh në Durrës. Në plazh kam vënë re se disa djem të rinj që ishin lidhje e Lul Berishës njëri me pseudonimin Druxhe dhe një tjetër me emër Indrit që i thërrisnin “Ceci”.

Pas 20 minutash aty ka ardhur edhe makina e blinduar e Lul Berishës me targë 1921 dhe prej saj kanë zbritur Taullai dhe Dervishi dhe vijnë direkt tek shezlloni unë dhe A e E. Për mua ardhje e tyre nuk ishte e rastësishme. A më tha se vrasjen e Klodit e kishte bërë Indrit Taullai së bashku me Plaurent Dervishin për arsye se Klodi ishte shprehur se L.K. do ta vriste Lulzim Berishën dhe Indrit Taullain. Këtë gjë asaj ia kishin treguar vetë autorët e ngjarjes”, është shprehur bashkëjetuesja e Klodian Saliut./mv.abcnews.al