Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasësit me pagesë, para gjykatës/ Vrasja e Klevis Lleshit, burg për ekzekutorin Sabah Nuzi

schedule12:40 - 27 Shtator, 2025

schedule 12:40 - 27 Shtator, 2025

Gjykata e posaçme  lë në burg 31-vjeçarin  Sabah Nuzi, i dyshuar si vrasësi me pagesë që në këmbim të 50 mijë eurove ekzekutoi në vitin 2020  Klevis Lleshin në Burrel.

Në seancën me dyer të mbyllura Nuzi  nuk e ka pranuar akuzën ndërsa për këtë ngjarje akuzohet si  ndihmës dhe ndërmjetës shtetasi Sajmir Kalaveri i arrestuar të premten në Itali, i cili pritet të ekstradohet në Shqipëri. Arrest në shtëpi  u caktua për Samet Lokën që dyshohet për pastrim parash në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha i shpallur në kërkim.

Në kërkim vijon të jetë drejtuesi i grupit kriminal Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri i cili dyshohet nga SPAK si urdhëruesi i vrasjes së Klevis Lleshit në shenjë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij në Angli, në vitin 2012.



Klevis Lleshi është djali I xhaxhait, të Arben Lleshi, ky I fundit autor I vrasjes së Agim Hoxhës.  Gjithcka ka nisur rreth viteve 2010-2011 kur Agim Hoxha ka marrë në Angli, Arben Lleshin, ku dy janë marrë me trafikun e drogës. Por miqësia e tyre u prish, dhe Arben Lleshi, në vitin 2012, tenoti ti merrte paratë Agim Hoxhës, duke e vrarë dhe më pas djegur edhe kufomën e tij. Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve për hakmarrje dhe eliminimeve në fisin Lleshi në Mat.

Vrasja e Klevis Lleshit që ndodhi në vitin 2020  u zbulua pas zbërthimit  te aplikacionit  SKY EÇ, ndërsa SPAK thotë se grupi kriminal I drejtuar nga Hoxha i cili është edhe pronar i lokalit të njohur “monopol”, është I përfshirë edhe në trafikimin e narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!