Vrasja e kinematografes, arma e Baldwin-it ishte përdorur nga stafi për të qëlluar kanoçe birre

schedule21:10 - 26 Tetor, 2021

schedule 21:10 - 26 Tetor, 2021

Arma që përdori aktori Alec Baldwin në sheshin e xhirimit të filmit Rust kishte qenë e mbushur me plumba të vërtetë disa orë më përpara.

Nga shkrepja e asaj arme humbi jetën kinematografja Halyna Hutchins dhe u plagos edhe një regjizor. Sipas raportimeve disa anëtarë të stafit të xhirimit e kishin përdorur armën për të qëlluar në drejtim të disa kanoçesh birre.

Kjo është bërë e ditur nga një person, anëtar i setit që nuk ka folur në anonimitet për mediat. Sipas tij, disa anëtarë të stafit në Santa Fe kishin marrë disa armë mëngjesin e ditës kur ndodhi incidenti dhe dolën për “plinking”, një “lojë” gjatë së cilës përdoren armë për të gjuajtur në drejtim të kanaçeve të birrës për të kaluar kohën.

Ndërsa filmohej, Baldwin zbrazi një nga armët e përdorura për të gjuajtur kanoçe duke qëlluar aksidentalisht regjizorin Joel Souza and Hutchins.

Para incidentit, asistenti i parë i regjisorit David Halls u tha anëtarëve të ekuipazhit se revolveri që po i dorëzohej  Baldëin-it, ishte një ‘armë e ftohtë’, një term i përdorur nga kineastët për të treguar se arma është e sigurt për t’u përdorur dhe jo e ngarkuar me municion të vërtetë. /abcnews.al/