Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, kamerat filmuan autorin me motor! Shoqërohet Alban Bruçi, ndaj tij dyshohet se qëlloi djali i viktimës

schedule10:45 - 3 Shtator, 2022

schedule 10:45 - 3 Shtator, 2022

Një person me motor, me skafandë në kokë, është autori i vrasjes së 57-vjeçarit Ismet Çekorja. Kjo është ajo çfarë kanë evidentuar kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57-vjeçari Ismet Çekorja.

Burime pranë grupit hetimorë në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se vrasësi ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur, ka qëlluar ndaj 57 vjeçarit dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Për shkak të skafandës, është i pamundur identifikimi i autorit të ngjarjes por blutë e Shkodrës kanë bërë edhe sekuestrimin e kamerave të tjera të sigurisë në segmente të tjera të Shkodrës, për të parë nëse në ndonjë moment autori ka hequr skafandën, ç’ka do të bënte të mundur identifikimin e tij.

Ngelet ende enigmë nëse 57 vjeçari është thirrur, nga një person për të dalë nga banesa edhe pse në momentin e ngjarjes. Ai ka qenë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri tani 8 persona në ambientet e komisariatit si dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe persona që kanë dijeni për këtë atentat. Në personat që janë shoqëruar nga policia e Shkodrës për të dhënë dëshmi, është edhe 25 vjeçari Alban Bruçi së bashku me të atin e tij.

Policia në një nga pistat e hetimit ka atë të hakmarrjes dhe për këtë arsye ka thirrur për të dëshmuar edhe Alban Bruçin, i cili i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 25 Gushtit. Lidhur me këtë ngjarje në kërkim është shpallur Bajram Çekorja, djali i viktimës.

Megjithatë, Policia e Shkodrës ka ngritur disa pista hetimi në lidhje më këtë ngjarje pasi nuk përjashtohen edhe pista të tjera hetimi pasi djali i tij ka qenë dy herë i ndaluar nga Policia e Shkodrës ndërkohe që ai ka qenë i përfshirë në disa ngjarje në Shkodër.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!