Vrasja e gjyqtares/Kasemi tenton t’i shpëtojë burgut përjetë

schedule15:46 - 1 Mars, 2018

schedule 15:46 - 1 Mars, 2018

Fadil Kasemi, i akuzuari për vrasjen e ish-bashkëshortes gjyqtare, ka bërë një tjetër përpjekje për t’i shpëtuar rrezikut të burgimit të përjetshëm. Për të dytën herë, ai i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve te renda, të dërgojë për interpretim në Kushtetuese, dispozitën ligjore që i heq atij të drejtën për gjykim të shkurtuar.

Përmes avokatit Klodian Reçi, Kasemi ka pretenduar se akuzohet për tre vepra penale dhe se për dy prej tyre, ai ka të drejtë të gjykohet me kohë të shkurtuar. Kërkesa është refuzuar nga gjykata.

Fadil Kasemi akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe nëse deklarohet fajtor, ai rrezikon dënim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!