Vrasja e Ferracakut, Gjovalin Loka takon drejtues të policisë në Shkodër

schedule10:14 - 15 Nëntor, 2018

schedule 10:14 - 15 Nëntor, 2018

Një ditë pas atentatit ku mbeti i vrarë Fatos Ferracaku  dhe u plagos miku i tij në Shkodër kanë mbërritur zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Mësohet se në drejtorinë e Policisë ndodhet Drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike Gjovalin Loka dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda.

Deri tani ende nuk ka një të dyshuar për ngjarjen, megjithëse janë shoqëruar disa persona në komisariat. Pasi janë marrë në pyetje ata janë lënë të lirë. Fatos Ferracaku kushëri me viktimën e 1 shtatorit Arjan Ferracaku u qëllua me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës dhe ndërroi  jetë në spital. Shoku  me të cilin ndodhej në lokal, Fatmir Mehaj një tregtar peshku, gjithashtu mori plumba, por nuk ka rrezik për jetën. Viktima 40  vjeç, tregtar peshku, ishte shenjestra e këtij atentati.

Dyshohet se pikërisht ky person ka qenë edhe shënjestra kur u vra kushëriri i tij Arjan Ferracaku. Nga burime të ABC News mësohet se autoret ishin dy persona me motor dhe të maskuar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!