Burg për Andrew Bode/ Vendoset masa e sigurisë për autorin e dyshuar të vrasjes së Edmond Papës

schedule12:00 - 30 Gusht, 2024

schedule 12:00 - 30 Gusht, 2024

Gjykata e Tiranës ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Andrew Bode. Gazetari Ermal Vija raporton se gjatë seancës Bode ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës në vitin 2022.

45 vjeçari Bode u arrestua disa ditë më parë pasi fshihej në banesën e Julian Kalemit, i cili po ashtu u arrestua nga policia. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje të armëve”, për ngjarjen e ndodhur në Selitë.

Sipas hetimeve, Bode ka bashkëpunuar Albano Velon, i cili është arrestuar më herët për të eleminuar biznesmenin Papa, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me një minë me telekomandë më 11 qershor 2022 teksa udhëtonte me makinën e tij.

Vrasja e Aleksandër Sadikajt, dyshohet se u porosit nga Edmond Papa, për shkak të një mosmarrëveshje për lëndë narkotike, ngjarje kjo që u pasua me atentate dhe vrasje të tjera./abcnews.al