Analistja Afërdita Maliqi thotë se me Albin Kurti në krye të qeverisë, tanimë Kosova është e izoluar.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Maliqi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të politikave destruktive të tij.
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha deklaroi se Kurti po vuan pasojat e vendimeve të tij të gabuara.
Sipas Berishës, për shkak të Kurtit, raporet me SHBA dhe BE janë më të rrezikuara se kurrë.
Afërdita Maliqi: Kemi pasur qasje mos dëgjuese, kemi një Kosovë të izoluar. Kosova është sot e izoluar prej politikave destruktive të Albin Kurtit dhe qasjes që ka pasur ndaj Amerikës. Na ka ndihmuar ta çlirojmë Kosovën, sot kemi ardhur në një situatë ku kemi një kryeministër në krye, ku nuk mundi të shkojë në SHBA. Nuk ka pasur një takim zyrtar të nivelit të lartë, pikërisht prej sjelljeve të tij destruktive. Jemi në një pozicion të izoluar, pa mbështetje.
Hisen Berisha: Kosova është projekt amerikan. Është dëshmuar me qëndrimet që janë mbajtur tani, ku raportet me SHBA dhe aleatët janë më të rrezikuara se kurrë. Kanë kosto izolimin e Kosovës. Albin Kurti, asgjë më shumë nuk do prodhojë, u përball me pasojat e vendimeve të veta politike të gabuara. Ky person, me ardhjen në pushtet, ka lobuar që çështjen e Kosovës ta kalojë nga diplomacia amerikane, në diplomacinë e Bashkimit Evropian./abcnews.al