Detaje të reja zbardhen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec të Fierit, ku dy persona u vranë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, mësohet se shkak për konfliktin mes Altin Kukës dhe Ladimir e Gramoz Kurtaj, u bë grindja që këta të fundit, kishin me djalin e autorit 49-vjeçar.
Konflikti agravoi me përdorimin e kallashnikovit nga Kuka, i cili ekzekutoi Vladimir dhe Gramoz Kurtaj, vëllezër, të cilët humbën jetën në vend.
“Nga ajo që kemi mësuar, në një deklaratë të dhënë, ngjarja ka ndodhur për një grindje që ka pasur mes djalit të autorit, dhe viktimave. Këta të dy, janë vrarë me armë zjarri kallashnikov, kanë humbur jetën menjëherë në vend. Autori tha, i vrava sepse ishin grindur pak ditë më parë me djalin e tij”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi./abcnews.al