Vrasja e deputetit, Johnson: Humbën një shërbëtor të mirë publik

schedule21:00 - 15 Tetor, 2021

schedule 21:00 - 15 Tetor, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson ka shprehur dhimbjen për vrasjen e deputetit konservator David Amess. Konservatori veteran, i cila ka shërbyer 40 vjet si deputet me thikë nga një person gjatë një takimi elektoral dhe për pasojë humbi jetën, pasditen e sotme.

Johnson ka thënë se është i tronditur nga kjo ngjarje. “Kemi humbur një shërbëtor të mirë publik dhe një mik dhe koleg shumë të dashur,” ka thënë kryeministri.

“Arsyeja pse njerëzit janë aq të tronditur dhe të trishtuar është mbi të gjitha se ai ishte një nga njerëzit më të mirë, më të butë në politikë,” tha kreu i konservatorëve, Johnson.

Sakaq, për të nderuar deputetin e vrarë flamuri u ul në gjysmë shtizë në rezidencën e kryeministrit britanik. g.v/abcnews.al