Vrasja e Darya Dugina, Rusia identifikon një tjetër ukrainas të dyshuar

schedule11:03 - 30 Gusht, 2022

schedule 11:03 - 30 Gusht, 2022

Shërbimi rus i sigurisë FSB tha se kishte identifikuar një shtetas të dytë ukrainas të akuzuar se kishte marrë pjesë në sulmin në të cilin Darya Dugina, vajza e ultra-nacionalistit Alexander Dugin, u vra më 20 gusht në perëndim të Moskës, sipas mediave të huaja.

Ky është Bodan Petrovich Tsyganenko, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Natalya Vovk, dhe është akuzuar se ka shpërthyer bombën në makinën e Duginës. Sipas shërbimeve ruse, 44-vjeçari është gjithashtu agjent i shërbimeve sekrete ukrainase, i akuzuar se ka organizuar dhe kryer sulmin.

Tsyganenko dyshohet se hyri në Rusi nga Estonia më 30 korrik dhe u largua nga vendi një ditë para se Dugina të vritej. FSB e akuzon atë se i ka dhënë Vovk-ut targa false dhe dokumente false nën emrin e një shtetasi kazak, si dhe ka paketuar bombën e përdorur për sulmin.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!