Drejtori i Policisë Tiranë, Elton Alushi, në një konferencë për media foli për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi në Tiranë, ndodhur mëngjesin e 13 janari.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa nënvizoi se për shkak të hetimeve nuk bëhet të ditura detaje të mëtejshme. Ndërsa siguroi se janë mbledhur prova, dhe po punohet intensivisht, deri në zbardhjen e plotë.
“Policia është angazhuar për zbardhjen e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor. Janë mbledhur prova dhe hetimet janë në dinamikë dhe hetime komplekse dhe për këtë arsye nuk janë bërë të ditur detaje”, tha ai.
56-vjeçari, babai i një djali 6 vjeç ishte duke parkuar mjetin e tij vetëm 50 metra larg banesës, kur u përball me breshëri plumbash nga një person ende i paidentifikuar i cili dyshohet se po e priste objektivin e tij dhe e kishte ndjekur prej disa orësh përpara vrasjes.
56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën e pallatit me shigjeta që prej viti 2003, aty pranë ishin dhe 2 bizneset e vëllezërve të 46-vjeçarit.
/abcnews.al/