Vrasja e Aleksandër Ndokës/Flet për ABC News familja “kundërshtare”

schedule15:14 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 15:14 - 14 Dhjetor, 2017

Kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Alaksandër Ndokës në Lezhë dhe policia nuk ka asnjë të dhënë për atentatorin. Ndërkohë familja e Rifat Dushkut, e konsideruar në media si familja kundërshtare me Ndokat tregon për të gjitha konfliktet mes tyre.

 

Kur atentati ndaj Aleksandër Ndokës po kalon në heshtje, familja Dushku në Shëngjin vendos ta thyejë atë.  Mediatizimi i vrasjes në Lezhë si pasojë e mundeshme nga konfliktet e krijuara prej djemve të Ndokës ka nxitur reagimin e familjes.

Me kërkesën e tyre, përfaqësuesi i saj, Rifat Dushku i tha ABC News që nuk është në konflikt me familjen Noka në Lezhë.

Ai foli për ngjarjen e  22 tetorit në Shëngjin, ku mbeti i plagosur djali i tij Florian Dushku.  “Nuk e kuptoj pse mbahen në burg dy prej djemve të këtij fisi kur nuk janë ata autorët e ngjarjes”, thotë Dushku.

 Burri që ka marrë përsipër publikisht të sqarojë pozicionin e familjes së tij, tregon se incidenti i 25 qershorit, ditën e zgjedhjeve, ishte një zënkë e momentit që lindi dhe përfundoi aty.

Dushkët duan paqe me familjen Ndoka dhe për këtë thonë se janë të gatshëm të betohen që nuk kanë lidhje me vrasjen e Alaksndër Ndokës.

Konfliktet e dy djemve të Aleksandër Ndokajt, 48 vjeçarit që u vra në pritë me breshëri automatiku kur po hynte në banesen e tij, janë një piste e hetimeve.  Por edhe pas kaq ditësh pa rezultat.  Vëllai ish deputetit socialist, Aleksandër Ndoka u qëllua disa herë me kallashnikov, por ende nuk ka një autor të dyshuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!