Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e adoleshentit grek, dëshmitarët identifikojnë 20-vjeçarin shqiptar

schedule12:44 - 18 Shkurt, 2022

schedule 12:44 - 18 Shkurt, 2022

Autoritet greke po përpiqen të hedhin më shumë dritë mbi rastin e vrasjes së 19-vjeçarit, Alkis Kampanos, përmes identifikimit të autorëve nga miqtë e tij, të cilët i mbijetuan sulmit të dhunshëm në fillim të muajit shkurt jashtë stadiumit në Selanik.

Sipas informacioneve, deri më tani është identifikuar i riu i cili ka pyetur tifozët e ekipit Aris se “çfarë ekipi jeni ju”.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin shqiptar, i cili dyshohet se ka përdorur një thikë në sulm, me të cilën është vetë plagosur.
Procesi i identifikimit pritet të përfundojë në orët në vijim. Qëllimi është të sqarohet shkalla e përfshirjes së secilit prej 12 të akuzuarve në krim, në kombinim me gjetjet e tjera, si gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-në, si dhe pamje video nga vendi i krimit.



 Mes të akuzuarve është dhe një tjetër shqiptar, 19-vjeçari që u arratis në Korçë një javë më parë, i cili më pas u vetëdorëzua te policia helene.

Proto Thema” shkruan se dëshmitarët shohin  secilin të akuzuar mes personave të tjerë të ngjashëm me të. Ata pyetën nëse i njohin fytyrat që shohin. Në rast identifikimi dëshmitarët pyeten nëse se cili ishte roli i autorit në sulmin tragjik, që i mori jetën 19-vjeçarit grek./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!