Hakmarrja mbetet edhe pista kryesore ku po heton policia lidhur me ngjarjen e një ditë me parë ku mbeti i vrarë Kristian Marku (Bardhi).
Përplasja mes dy fiseve në Rrëshen, ngjarje ku 30-vjeçari ka qenë i përfshirë pasi ka qëlluar me armë ndaj Saimir Recit, por edhe fakti që është nipi i Martin Bardhit të vrarë në vitin 2023 ka bërë që grupi hetimor të ndalet në këto ngjsrje dhe pisten e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen.
Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se gjatë natës në Rrëshen janë kryer kontrolle në disa banesa ndërsa janë shoqëruar edhe katër persona./abcnews.al