Vrasja e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë, marrin kthesë të re hetimet: Autori është vjehrri i tij, iu gjet barut në duar

schedule10:38 - 28 Shtator, 2022

schedule 10:38 - 28 Shtator, 2022

Autori i vrasjes së 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë dyshohet se është vjehrri i tij. Sipas medieve të huaja hetuesit kanë prova të caktuara se ka qenë vjehrri që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar me emrin Ilir.S dhe kanë urdhëruar arrestimin e tij.

Provat që e vërtetojnë këtë janë të forta, të cilat sqarojnë se ka qenë vetë 54-vjeçari që ka pranuar se ditën e vrasjes ka pasur një debat me dhëndrin e tij, por që ka mohuar vrasjen.

Provat në fakt tregojnë për një version tjetër. Ekspertiza ka gjetur gjurmë baruti në duart e 54-vjeçarit, çka ka bindur prokurorët se ai është vrasësi dhe sipas tyre, çështja mund të jetë drejt fundit.

“Analiza e gjurmëve të barutit në krahët e V. ka rezultuar pozitive.

Kjo të paktën tregon se V. ka qenë prezent atë natë kur kanë ndodhur të shtënat.

“Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohen. Në fakt tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dinamikën e ngjarjes. dhe në këtë mënyrë të afërmit e tij do të gjejnë pak qetësi.Familjarët e Marios presin me padurim zbardhjen e ngjarjes,” thanë burimet gjyqësore.

Ilir S. nga Koekelare, i cili njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytetin IJzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar. Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij piktorit, Melanie, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj nga një lidhje e mëparshme./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!