Vrasja e 14-vjeçarit/ Rama: Djajtë ia morën valles, e kthyen ngjarjen mish për top për politikë

schedule14:18 - 24 Nëntor, 2024

schedule 14:18 - 24 Nëntor, 2024

LONDËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se opozita e përdori për politikë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

“Një fëmijë vritet tragjikisht nga një bashkëmoshatar, por në vend të ketë reflektim , siç ndodh në Amerikë kur plumbat e armëve prodhojnë masakra, në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujërave të zeza të medias dhe politikës dhe askush nuk pyet për dhimbjen e familjes së viktimës dhe nevojës së komunitetit për të kuptuar rolin e gjithsecilit. Por kush të mundet përpiqet të tërheqë opinionin në kanale duke kërkuar ndasi e duke tjerrë me ditë e net lloj e lloj teorish e marifetesh, e deri protestash kundër qeverisë duke kthyer viktimën në mish për top të interesave politikë. Pa u varrosur kufoma dolën djajtë dhe nisën vallen u luftës për pushtet duke shkelur mbi trupin e të ndjerit e duke shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar”, tha ai./abcnews.al