Vranësirat do të jenë dominuese, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

schedule07:09 - 4 Maj, 2023

schedule 07:09 - 4 Maj, 2023

Shqipëria

Vendi ynë edhe përgjatë ditës së enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë dominuese në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje në territor.

Në ultësirën perëndimore reshje do të jenë të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në zonat Lindore reshjet do të jenë më prezente, ku dhe priten rrebeshe afatshkurtra shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vlerat e ulëta barike do të bëjnë që e gjithë Kosova në pothuajse gjithë 24 orëshin të jetë në dominimin e motit të vranët. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme pas mesdite, ku dhe pritet të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të luhaten mga 3°C mëngjesi deri në 16°C në orët e mesditës.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqdonise do të vijoj të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë ditës. Pritet që në Maqedoni vranësirat e shumta herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që të ketë edhe rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore të Maqedonise.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Alpet e Europës parashikohet të jenë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të gjenerojnë herë pas here reshje. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe me reshje dëbore do të jetë Lindja e kontinentit.

Ndërsa Europa Veriore dhe Qëndrore pritet të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Perëndim të kontinentit Europian.