Vranësira të shpeshta dhe shira lokalë, parashikimi i motit për sot

schedule07:10 - 22 Tetor, 2023

schedule 07:10 - 22 Tetor, 2023

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore përgjatë kufirit Lindor ku do të ketë edhe rrebeshe. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

DO të mbetet Republika e Kosovës nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat të jenë prezente në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar shira të përkohshëm ku herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet meteorologjike në të gjithë republikën e Kosovës. Për sa i përket Temperaturave të ajrit do të ulen si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 19°C. Era do të vijojë e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës në të gjithë territorin e MV por shirat do të jenë të përkohshëm dhe afat-shkurtër pasi pasditja dhe mbrëmja do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e MV duke ri-sjellë sërish intervalet me kthjellime në pjesën më të madhe të republikës së MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 21°C. Për sa i përket parametrit të erës, ajo do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here do të forcohet duke arritur shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht; Verior – Veriperëndimor.

Europa

Do të paraqiten me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore dhe pjesërisht Europa Qendrore. Po ashtu, një qendër e presionit të ulët atmosferik do të përfshijë rajonin e Balltikut duke sjellë reshje dëbore dhe temperatura të ulëta ndërsa moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të dominojnë në ishujt britanikë si edhe të gjithë Europën jugore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!