Vranësira dhe temperatura deri në -7 gradë, parashikimi i motit përgjatë javës

schedule09:06 - 8 Janar, 2024

schedule 09:06 - 8 Janar, 2024

Meteorologia Lajda Porja theksoi se kjo javë do të shoqërohet me një mot të paqëndrueshëm.

Vendi do të përfshihet nga temperatura të ulëta, vranësira, por edhe reshje dëbore.

“Kjo javë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Sot edhe nesër Shqipëria do të jetë nën ndikimin e paqëndrueshëm të kushteve të motit, do të ketë vranësira dhe reshje të pakta shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore. Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të sjellin ndërprerje të reshjeve për t’u rikthyer sërish ditën e premte. Sa i përket tablos termike, temperaturat kanë pësuar rënie. Që nga dita e martë dhe deri në fundjave do të kemi depërtim të masave të ftohta polare duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Dita e martë do të shënojë -4 dhe dita e mërkurë dhe dita e enjte do të jenë ditët më të ftohta të javës edhe pse pa reshje ku termometri në qytete do të zbresë deri në -7 gradë ndërsa në fshatra edhe më të ulëta. Ndërsa vendet e rajonit do të kenë momente të pakta me reshje dëbore. Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të jenë dy dita shumë të ftohta, dita e premte do të sjellë reshje dëbore dhe të gjithë Republikën e Kosovës”, theksoi ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!