Vranë qenin të mos lihte dhe nënën pranë foshnjës, brenda shtëpisë së tmerrit në Greqi

schedule12:10 - 11 Maj, 2021

schedule 12:10 - 11 Maj, 2021

Askush nuk mund ta besojë as ta pranojë se për 10,000 euro disa persona të maskuar vranë një vajzë vetëm 20 vjeçe në Athinë, duke e kërcënuar fillimisht me foshnjën e saj në mënyrë që ata të merrnin paratë që ishin fshehur në shtëpi.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në papafingo të shtëpisë së shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj, 32-vjeç, ishte i lidhur pas një karrigeje në dhomën e gjumit. Ishte pikërisht ai që arriti të merrte telefonin dhe të lajmëronte policinë.

Të tre personat e maskuar ishin të gatshëm për gjithçka. Qeni i familjes u gjet i varur në kangjellat e shtëpisë, të cilin grabitësit e vranë në mënyrë që të mos lehte kur ata të hynin në shtëpi.

33 vjeçari, pavarësisht se është në shok, po përpiqet të ndihmojë policinë, duke dhënë sa më shumë informacion në mënyrë që të zgjidhë enigmën e krimit.

Ndërkohë, policia, qëndroi në shtëpi për disa orë për të marrë gjurmët e gishtërinjve, dëshmitë nga fqinjët – megjithëse askush nuk dëgjoi asgjë, sipas dëshmitarëve. Autorët ndoshta e dinin se çifti kishte para në shtëpi dhe bizhuteri me vlerë të madhe, raporton abcnews.al

 

 

20 vjeçarja ishte studente në Universitetin e Ekonomisë në Pire. Nga informacioni i parë u bë me dije se autorët, sapo hynë në shtëpi, shkuan në dhomën e gjumit dhe vunë pistoletën në kokën e foshnjës, duke kërcënuar prindërit se do të vrisnin fëmijën e tyre nëse nuk do t’u jepnin paratë dhe bizhuteritë.

Nëna e foshnjës, me sa duket nga frika, bërtiti dhe për të mos humbur kohë, ata e vranë. Sipas të dhënave 20 vjeçarja është mbytur me jastëk, raporton abcnews.al

 

 


33-vjeçari, i trembur përpiqet të bëjë atë që i thonë autorët, për këtë arsye është gjetur i prangosur në një karrige.
Oficerët e policisë të cilët shkuan në vendin e ngjarjes panë një një imazh të frikshëm.

Një burrë i lidhur për një karrige, një vajzë e re e vdekur dhe pranë saj një fëmijë vetëm 11 muajsh. Autorët hynë përmes dritares së banjës, të cilën çifti mund të ketë harruar ta mbyllë natën./abcnews.al