“Votoni për ta çliruar opozitën nga pengmarrja”, Rama: Shtetbërja solli ftesën e BE

schedule14:27 - 24 Nëntor, 2024

schedule 14:27 - 24 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve në Angli që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, pasi në këtë mënyrë çlirojnë opozitën nga pengmarrja. Ai ka theksuar se fitorja uhet të jetë përfundimtare, por dhe vendimtare.

Gjatë fjalimit të tij, Rama ka thënë se shtetbërja solli ftesën e Bashkimit Europian,  në mënyrë që Shqipëria të ulet në atë tryezë

“Ju mund të jetoni në një lagje ku njëri është socialist dhe tjetri demokrat, kur shihni njëri tjetrin që shkon në punë, i jepni dorën, nuk i turreni. Kaq duhet të bëjë dhe Shqipëria. Ata që duan më të mirën nesër, ta përzënë djallin e ndasisë. Prandaj fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë një fitore përfundimtare, por dhe vendimtare. Duhet të jetë një fitore për hallet e disa udhëheqësve të diskredituar. Kushdo duhet të votojë në zgjedhjet e ardhshme, për ta çliruar opozitën nga pengmarrësit dhe të shohi se ça kove me ujë do të bjeri nga ballkoni.

Sot Shqipëria pa dinjitet ndërkombëtar, sot shtetbërja ka negociuar për ta ulur Shqipërinë në atë tryezë. Pagën mesatare nga 370euro e kemi çuar në 900 euro. Jemi të parët në rajon dhe për rritjen e prodhimit të brendshëm në BE”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!