Kryetari i Partisë Demokratike ka votuar në lagjen e tij, në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet me votues për herë të parë.
Kryedemokrati është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka pritur në radhë sa kanë mbaruar qytetarët që ishin para tij, më pas ka hedhur votën.
Në fillim kryedemokrati është identifikuar dhe regjistruar nga komisionarët, më pas me dy gishtat lart ka hedhur votën në kuti.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë. Është historike. Keni fuqinë për fëmijët tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita që të dilni dhe të votoni masivisht. Sot është dita e Shqipëria. Është dita e demokracisë. Jam i lumtur që votova në lagjen ku kam lindur dhe jam rritur. Dilni dhe votoni kjo është dita juaj. Faleminderit,“tha Basha.e.su./abcnews.al