Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Votohet për Bajram Begajn, nis në Kuvend seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës

schedule18:08 - 4 Qershor, 2022

schedule 18:08 - 4 Qershor, 2022

Ka nisur në Kuvend seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kujtojmë se ky është raundi i katërt që mbahet në Parlament për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës. Tre raundet e para, ishte, në bazë të marrëveshjes që ishte arritur me mazhorancës, ishte opozita ajo që duhej të paraqiste kandidatë për President. Por, gjuha e përbashkët mes palëve nuk u gjend, dhe tre raundet e para u dogjën pa kandidatë.

Tashmë në këtë raund të katërt, Presidenti mund të votohet me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota. Kandidati për President është Bajram Begaj, i cili u propozua nga 37 ligjvënës të Partisë Socialiste.

Pak çaste para nisjes së seancës, deputetët Grida Duma, Ervin Salianji dhe Fatmir Mediu deklaruan se nuk do të marrin pjesë në proces. Kurse, ajo pjesë PD-së që mbështet Sali Berishën kanë deklaruar se do të jenë prezentë në sallë, por do të votojnë kundër.

Aleatët e PD-së në seance

1.Monika Kryemadhi
2.Petrit Vasili
3.Nustret Avdullai
4.Mesila Doda
5.Shpetim Idrizi
6.Agron Duka
7.Dashamir Shehi
8.Fatmir Mediu
9.Vangjel Dule
10.Erisa Xhixho

19:03- Bajram Begaj Presidenti i ri i Shqipërisë, si u ndan votat e deputetëve

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë.

Begaj është votuar pro tij, nga 78 deputetë.

4 deputetë kanë qenë kundër.

1 votë ka shkuar abstenim.

Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe tre deputetë të PSD.

19:00- Bajram Begaj zgjidhet President i ri i Republikës së Shqipërisë

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë.

Begaj është votuar pro tij, nga 78 deputetë.

4 deputetë kanë qenë kundër.

1 votë ka shkuar abstenim.

Opozitarët e pranishëm në sallën e Kuvendit, votuan kundër kësaj kandidature për shkak se besojnë që socialistët shkelën rregulloren e Kushtetutës, pasi një ushtarak në detyrë aktive nuk mundë të dalë kandidat për President.

Bajram Begaj, deri paraditen e sotme mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por me një dekret të lëshuar nga Presidenti në ikje Ilir Meta, ai u lirua nga detyra duke i hapur rrugë kështu emërimit në përputhje me Kushtetutën. Pas tre raundeve të dështuara, në raundin e katërt Begaj u propozua nga partia në pushtet, Partia Socialiste.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se partia që ai drejton do të mbështesë Bajram Begajn për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

“Është shëmbëlltyra e atij normaliteti, e asaj qytetarie, e atij sensi të shërbimit ndaj vendit dhe ndaj njerëzve të këtij vendi”, tha Rama, duke iu referuar kandidatit për presidenti.

Begaj është zgjedhur në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në korrik 2020.

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në qytetin e Rrogozhinës. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit të Tiranës.

Raundi i parë, i dytë dhe i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë u ezauruan më 16, 23 dhe 30 maj pa kandidatë zyrtarë, pasi grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nuk dorëzuan kandidatura.

Procesi në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjen e presidentit të vendit

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Ndërkohë Begaj u propozua nga 37 socialistë.

Për zgjedhjen e presidentit të vendit, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon deri në pesë votime (raunde). Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave (84 vota) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë.

Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave.

Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet dhe zhvillohen zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Presidenti aktual Ilir Meta është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 28 prill 2017 në postin e presidentit të vendit për një mandat pesëvjeçar, ndërkohë mandati i tij përfundon në korrik të vitit 2022.

18:48- Zgjedhja e Presidentit/ Gazment Bardhi “thumbon” Berishën dhe opozitarët e pranishëm: Bëjnë sehir

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, nuk ka marrë sot pjesë në procesin e votimit për President të Bajram Begajt.

Së fundmi ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke “thumbuar” opozitarët e tjerë që ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit.
Ai u shpreh se ky nuk është një qëndrim i një opozitari të vërtetë, megjithëse ata nuk po votojnë.

“Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë ?. Dmth “bëjmë sehir”! Pra shkojmë në Kuvend si dëshmitarë për të legjitimuar procesin dhe me atë rast marrim edhe rrogën! Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë ?” shkruan Gazment Bardhi.

18:43- Presidenti i ri, Berisha dhe deputetët e Rithemelimit largohen nga salla e Kuvendit

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me deputetët demokratë, pjesë të Komisionit të Rithemelimit, janë larguar nga salla e Parlamentit ku po zhvillohet votimi për Presidentin e ri.

18:40Kush janë 36 deputetët e PD që bojkotojnë zgjedhjen e Presidentit

Në Kuvend po mbahet seanca  për votimin e Bajram Begajt si president. Komisioni i Rithemelimit dhe LSI ka deklaruar se do të votojnë kundër, kjo jo sepse kanë rezerva për kandidatin, por për procesin që sipas tyre ka qenë jo konsenual. Nga ana tjetër, Grupi i Enkelejd Alibajt dhe Fatmir Mediu kanë deklaruar se s’do të marrin pjesë në votim.

Begajt i nevojiten 71 vota, që mazhoranca i ka në këtë raund të katërt, pas 3 raundeve të dështuara. Presidenti aktual Ilir Meta është zgjedhur nga Kuvendi më 29 prill 2017, ndërsa mandati i tij përfundon më 24 korrik.

Në listën e deputetëve që nuk kanë shkuar sot në seancë janë grupi që përgjithësisht i është përgjigjur thirrjeve të kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Nga 52 deputetë që ka PD-ja, 22 prej tyre kanë shkuar në sallë.

Deputetët që bojkotuan

  1. ALFRED RUSHAJ
  2. ANDIA ULLIRI
  3. ARBI AGALLIU
  4. BLEDJON NALLBATI
  5. DASHNOR SULA
  6. DHURATA ÇUPI
  7. EMILJA KOLIQI
  8. ENKELEJD ALIBEAJ
  9. ERALDA BANO (TASE)
  10. FATJON VEIZAJ
  11. FLAMUR HOXHA
  12. FLUTURA AÇKA
  13. GAZMENT BARDHI
  14. GRETA BARDELI
  15. HELIDON BUSHATI
  16. ILDA DHORI
  17. JORIDA TABAKU
  18. KASTRIOT PIROLI
  19. XHELAL MZIU
  20. KRESHNIK ÇOLLAKU
  21. LEFTER GËSHTENJA
  22. LINDITA METALIAJ
  23. LULZIM BASHA
  24. MERITA BAKIU
  25. ORJOLA PAMPURI
  26. RAMADAN LIKAJ
  27. SAIMIR KORRESHI
  28. SELADIN JAKUPLLARI
  29. ZEF HILA
  30. ZHENI GJERGJI

18:37- “Sali Berisha është fantazmë”, Taulant Balla: Bojkoti i PD-së është fyerje për demokratët

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla në një prononcim për mediat u shpreh se Kushtetuta është e qartë për sa i përket procedurës për zgjedhjen e kandidatit Bajram Begaj.

Ai hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës, duke thënë se Presidenti Ilir Meta ka dhënë dekretin duke liruar Bajram Begajn nga detyra, në tokë shqiptare, pasi Konsullata shqiptare në Stamboll, është tokë shqiptare.

Balla, e ka cilësuar Sali Berishën si fantazmë, ndërsa për Grupin e PD tha se nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e të shkuarës. Sipas Ballës bojkoti është fyerje për çdo demokrat.

“Fantazmat kanë gjithmonë një problem me gjeografinë se lëvizin nëpër territore. Por të thuash që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare por turke, është si të thuash deti i Shqipërisë është e Greqisë. Apo si kjo Gjykata e Parisit të jetë amerikane. Është proces tërësisht kushtetues. Kuvendi sot ka pritur me seriozitet procedurën.” tha Balla.

18:29- Votohet për Presidentin në Parlament, Rama i jep dorën Bajram Begajt e më pas ulet pranë Orlando Rakipit

Teksa po përgatitej Komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur nga karrigia për të takuar Bajram Begajn. Në pamje duket momenti kur Rama shkon pranë vendit ku po qëndron Begaj dhe i jep dorën.

Pasi i dha dorën kandidatit për President, kreu i qeverisë është ulur pranë Orlando Rakipit, djalit të Aqif Rakipit, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion.

Kujtojmë se mazhoranca ka deklaruar prej kohësh tashmë që nuk do të ketë asnjë ulje në tryezë e bashkëpunim me Sali Berishën për faktin që ai është shpallur “non garata” nga SHBA vitin e shkuar.

Megjithatë, opozita është kujdesur disa herë t’i kujtojmë se edhe nga krahu i tij ka figura të shpallura “non grata” përfshirë këtu edhe babin e Orlandos, Aqif Rakipi. Argumenti i kreut të qeverisë ka qenë se në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste nuk mund të gjendet asnjë person non grata.

18:12 Zgjedhja e Presidentit, Sali Berisha kërkon fjalën: Nuk pranohet kjo kandidaturë

Teksa ka nisur seanca e Kuvendit për votimin e Bajram Begajt si President i ri i Republikës, ish-kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar të ndërhyjë në proces duke folur nga vendi.

Berisha i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që t’i japë fjalën për procedurë, por sipas rregullores kjo është e palejuar në situata ku zgjidhet Presidenti. Megjithatë Berisha ka folur nga vendi duke dhënë disa kritika, ku sipas tij kandidatura e Begajt nuk pranohet.

Sali Berisha: Kërkoj fjalën për procedurë.

Lindita Nikolla: Nuk ka procedurë, nuk lejohet.

Sali Berisha: Nuk pranohet kjo kandidaturë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!