Presidenti i ri, Berisha dhe deputetët e Rithemelimit largohen nga salla e Kuvendit

schedule18:43 - 4 Qershor, 2022

schedule 18:43 - 4 Qershor, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me deputetët demokratë, pjesë të Komisionit të Rithemelimit, kanë braktisur sallën e Parlamentit ku po zhvillohet votimi për Presidentin e ri.

Më parë kishin thënë se do të ishin të pranishëm por nuk do të votonin, por pas përplasjes të Sali Berishës me Lindita Nikollën, e cila nuk i dha fjalën, kanë zgjedhur të largohen nga Kuvendi.

/abcnews.al/