Zgjedhja e Presidentit/ Gazment Bardhi “thumbon” Berishën dhe opozitarët e pranishëm: Bëjnë sehir

schedule18:48 - 4 Qershor, 2022

schedule 18:48 - 4 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, nuk ka marrë sot pjesë në procesin e votimit për President të Bajram Begajt.

Së fundmi ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke “thumbuar” opozitarët e tjerë që ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit.
Ai u shpreh se ky nuk është një qëndrim i një opozitari të vërtetë, megjithëse ata nuk po votojnë.

“Nuk bojkotojmë, por nuk votojmë 😂. Dmth “bëjmë sehir”! Pra shkojmë në Kuvend si dëshmitarë për të legjitimuar procesin dhe me atë rast marrim edhe rrogën! Ky po është qëndrim opozitar i vërtetë 🤔” shkruan Gazment Bardhi.

/abcnews.al/