Votohen 4 akte normative për t’u ardhur në ndihmë familjarëve

schedule18:56 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 18:56 - 5 Dhjetor, 2019

Parlamenti zhvilloi sot seancën e parë parlamentare pas tërmetit të 26 nënorit.

Ministrat dhe deputetët nisën seancën duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të 51 viktimave, ndërsa u miratuan 4 akte normative për ndihmë ndaj familjarëve të tyre.

Kështu nisi seance e parë parlamentare pas goditjes së vendit nga tërmeti që mori 51 jetë njerëzish.

Kuvendi në këtë seancë miratoi 4 akte normative që i shkojnë në ndihmë familjeve që u prekën më rëndë nga tërmeti. Për familjet e viktimave janë dhuruar 17 apartamente në banesat sociale në Tiranë. Të moshuarit që tërmeti ua mori familjarët e tjerë do të marrin pension prej 100 mijë lekësh në muaj, ndërsa ata me familjarë të tjerë por që kanë pasur dhe viktima 60 mijë lekë.

Edhe deputetët fjalët e tyre i përqendruan tek tërmeti që tronditi vendin më 26 nëntor.

Katër aktet normative

  1. 17 apartamente dhuratë familjeve të viktimave
  2. Përjashtim nga TVSH për mallrat e emergjencave
  3. Zbritje nga taksat për donatorët
  4. Pensione të posaçme për pensionistët e familjeve me viktima/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!