“Voto numrin 5”/ Rama: Të kapërcejmë hendekun e të majtës dhe të djathtës për Shqipërinë në BE

schedule10:57 - 4 Prill, 2025

schedule 10:57 - 4 Prill, 2025

Procesi i integrimit europian dhe Shqipëria në BE, është një ndër fokuset kryesore të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Në daljet e tij si edhe në reagimet në rrjete sociale, kryeministri ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të tregohen të kujdesshëm me votën e tyre. Rama në një status në “Facebook”, ka nënvizuar se vota për numrin 5 për PS është një votë për Shqipërinë në BE, dhe se duhet treguar një kurajë për të kapërcyer hendekun mes të majtës dhe të djathtës, dhe për të menduar për të ardhmen e vendit.

“VOTO 5 dhe po, mu siç shkruhet mbi këtë dorë, duhet kurajë për ta kapërcyer hendekun mes të majtës e të djathtës, por kur e kërkon Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE-së, nuk duhet të jetë e vështirë për të votuar skuadrën e re të Partisë Socialiste”, shprehet Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!