Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Votat nga Greqia/ Vijnë edhe 6 mijë zarfe të tjera, mbi 29 mijë në total

schedule10:54 - 7 Maj, 2025

schedule 10:54 - 7 Maj, 2025

Dy ditë nga përfundimi i afatit, anomalia e votave nga Greqia po thellohet, kurse zgjidhja duket larg.

Të mërkurën, 6 mijë e 95 vota mbërritën nga vendi fqinj në KQZ. Shifra më e lartë e mbërritur pas ditës se dielë.

Por në 5 ditë, nga Greqia kanë mbërritur vetëm 11 mijë vota, shtuar ketu edhe 17 mijë të tjera të javës së kaluar, shifra shkon në mbi 29 mijë, në vendin e dytë me më shumë votues të regjistruar nga diaspora, 68 mijë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, kryesocialisti Rama shprehu sërish shqetësim për situatën ne këtë vend, dhe u bëri sërish thirrje emigrantëv në Greqi.

“Do t’u thosha shqiptarëve të Greqisë që janë më pas të gjithëve, jo për fajin e tyre, por konfuzionin e krijuar nga kompania në ditët e para 39% forca, forca. Janë edhe 36 mijë zarfe të pa dorëzuar por ama ka akoma kohë dhe mos prisni që të vijnë t’ua marrin por kthejeni mbrapsht në pikën postare të DHL. Nga Gjermania janë 72 për qind, por ende 7 mijë pa dorëzuar.”

Por ndërkohë që Rama prej ditësh është i shqetësuar, Berisha vendos të heshtë. Në vend të tij, PD ankohet në KQZ jo për numrin e ulët të fletëve nga Greqia, por për mënyrën si ato po transportohen. Demokratët dyshojnë se fletët e votimit nuk po dorëzohen nga DHL, por dorazi.

“Jemi informuar se qytetarë të caktuar, kanë shkuar kanë dorëzuar fletët e votimit dorazi në KQZ. Në protokoll, ose kanë tentuar, ta sjellin jashtë kanalit zyrtar, DHL. Kemi bërë kërkesë zyrtare urgjente, nuk kemi ende info, na cilat shtete, sa kanë ardhur, me rrugë të tjera, dhe data e mbërritjes së tyre. Kërkesën po e kërkojmë publikisht. Kërkojmë informacion.”

E deleguara për Diasporën e PD, Jozefina Topalli, kërkoi auditim të procesit të mbërritjes së fletëve të votimit,  pasi sipas saj, procesi në Greqi është manipuluar plotësisht.

“KQZ të bëjë një auditim të transportit, nga Shqipëria në Greqi e nga Greqia në Shqipëri, të plotë. Ky është shqetësimi kryesor. Procesi ka dalë jashtë kontrollit. Monitorimi ndërkombëtar është urgjencë. I bëjmë thirrje OSBE të asistojë.  DHL ka kontraktuar procesin, nënkontraktorët kanë dalë jashtë kontrollit.”

Në Total, në Tiranë kanë mbërritur mbi 157 mijë vota, ndërsa mbi 68 mijë të tjera e kanë tërhequr zarfin por ende nuk e kanë kthyer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!