Në seancën e sotme, Partia Socialiste u tërhoq për projektligjin për amnistinë penale. Në një komunikim për mediat, kryetari i Grupit të PS, Bledi Çuçi theksoi se në ditët në vijim do të shihet edhe qëndrimi i opozitës lidhur me amnistinë penale.
Ndërsa ritheksoi se PS u tërhoq sot në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë. Po ashtu si u shpreh se deputetët e opozitës kanë qëndrimet e tyre dhe se sipas tij përballë shqiptarë do të reflektojnë.
“Në respekt të këtij bashkëpunimi dhe traditës për ta votuar me konsensus të plotë sot u tërhoqën. 84 vota për të votuar amnistinë janë gjithmonë në parlament”, tha ai.
/abcnews.al/