Më shumë se 10,000 regjistrime janë kryer nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet e pranverës në më pak se 72 orë.
Lajmi është publikuar ngë kryetari i KQZ në rrjetin social Facebook i cili fton të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë, të regjistrohen lehtë dhe shpejtë në portal.
Postimi i plotë i kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi
“10,000 regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit në më pak se 72 orë pune.
KQZ Shqiperi nxit të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë të regjistrohen sa më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 Maj 2025.
Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.
Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!
Voto për Zgjedhjet e 11 Majit
Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.” – shkruan ai në Facebook.