Analisti Frrok Çupi ka thënë në emisionin ‘Real Story’ se nëse Partia Demokratike e pengon procesin e votimit të emigrantëve, do ketë konflikt me familjarët e tyre. Kjo sepse sipas Çupit, ata e duan demokracinë dhe partia humbet lëvozhgën e saj.
Ndërsa, analistja Brisida Gjikondi theksoi se Sali Berisha po bën pazar për votën e emigrantëve, pasi me siguri do të arrijë një qëllim të tij.
Çupi: “Kjo është një mundësi, është e fuqishme, por është dhe e fundit të mos harrojmë se ajo çfarë ne shikojmë është se këtu na dalin shumë elementë. Ai ka projektuar, sidomos Berisha, i ka projektuar dhe i di elementët që do ti dalin rrugës. Në radhë të parë, ai e ka shtrirë trashenë e luftës dhe dikush do humbasë dhe ai tentoi të fitojë vetë. Mendo tani se gjithë shqiptarët kudo ku janë në botë e dinë se qeveria bëri gjithçka për emigracionin, bëri gjithçka për votën e emigrantëve. Nëse PD e pengon këtë proces nuk e ka më konfliktin me këta emigrantë që votojnë atje, po me familjarët e tyre, me ata që e njohin dhe e duan demokracinë. Domethënë PD humbet tërë atë lëvozhgë që i duket demokratike.
E dyta, shikoj që Saliu e ka ngritur stekën dhe mbas tij, kanë ardhur dhe dy parti, po sikur t’i lërë në baltë ai dhe t’i thotë nesër ‘unë do votoj’, çfarë do bëjnë ata? Thjesht do dëshmojnë që janë vegla të tij”.
Gjikondi: “Ka një imoralitet të thellë, sepse kjo diasporë ka nevojë të ketë përfaqësuesit e saj në parlamentin shqiptar. Ne duam t’iu marrim ata dhe mos t’i japim. Ne duhet të ndjekim modelin italian. Unë e ndjejë më shumë që Berisha po bën pazar dhe pikërisht ai kështu bën gjithmonë, pikërisht për të arritur diçka që më vonë do e marrim vesh nëse do arrihet. Unë kam përceptimin ndryshe nga ju që do arrihet të bëhet përceptimi me 84 vota. Unë e shoh se do ketë kompromis me Berishën për votat”./abcnews.al