Dakordësi për votën e diasporës/ Votojnë emigrantët rezidentë dhe ata me adresë të saktë

schedule13:56 - 19 Korrik, 2024

schedule 13:56 - 19 Korrik, 2024

Përfundon mbledhja e grupit te dialogut për votën e diasporës. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka thënë se është arritur dakordësia lidhur me votën e emigrantëve, pasi kanë ngelur vetëm disa detaje teknike.

Ai ka theksuar se kushdo nga emigrantët shqiptarë që jeton jashtë Shqipëri ka të drejtën e votës.

“Aktualisht kemi ecur në diskutime të detajeve teknike. Në gjykimin tonë të gjithë shtetasit shqiptarë duhet të kenë të drejtë vote nëse ndodhen jashtë Shqipërisë për një arsye të rëndësishme për një kohë të caktuar. Të gjithë që janë emigrantë të ligjshëm apo jo por që kanë një adresë komunikimi; studentët, ushtarakët, të kenë mundësi të regjistrohen në KQZ me dokumentacionin që vlen për ato zgjedhje. Nuk mund të ketë dy kategori shqiptarësh, ata që janë regjistruar në mënyrë të ligjshme dhe ata që janë regjistruar në mënyrë të paligjshme, kushdo që është jashtë Shqipërisë dhe ka një dokumentacion dhe adresë që mund të komunikojnë do kenë të drejtën e votës.

Kjo është ajo që përcakton limitet e Gjykatës Kushtetuese, ne do të kërkojmë shtrirjen maksimale të votimit preferencial të zgjedhëseve dhe sigurisht në atë moment, do të lindte nevoja për çdo lloj herësi. Më shumë se sa kaq nuk mund të themi sepse i është lënë hapësira ekspertëve”, tha Bylykbashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!