“Vorioepiri, i vdekur”/ Guri: Deklarata e Ramës, befasuese! Krisafi: Kryeministri përcolli mesazhin se pozicioni i Shqipërisë përballë Greqisë është dinjitoz

schedule22:40 - 4 Nëntor, 2024

schedule 22:40 - 4 Nëntor, 2024

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, u diskutua për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Greqi, duke u ndalur edhe tek deklaratat e tij që sollën edhe reagimin e Athinës zyrtare. Ishte termi “Vorio Epiri ka vdekur” e kryeministrit Rama që shkaktoi dhe reagimin e Athinës.

Gjatë intervistës Etmond Guri, nga komuniteti shqiptar në Greqi u shpreh se Rama befasoi Greqinë, duke shtuar se deklaratën e tij e sheh si një “rrufe në qiell të hapur”.

“Për herë të parë kryeministër befason Greqinë. Deklarata e tij ka qenë një rrufe në qiell të hapur, i befasoi edhe njëherë. Ajo frazë ajo pjesë e fjalimit mori menjëherë vëmendje. Zyrtarë të lartë të Ministrisë së jashtme kanë deklaruar se historia nuk ndryshohet. Pati një intensitet të madh dhe një befasi dhe të gjithë mediat u fokusuan tek deklaratat e Ramës”, tha ai.

Nga ana tjetër eksperti i Gjeopolitikës, Ledion Krisafi në deklaratat e tij Rama tregoi se Shqipëria nuk është më në të njëjtën situatës dhe se tashmë pozicioni i Shqipërisë përballë Greqisë është më dinjitoz.

“Të dyja takimet e Ramës janë shumë interesante sepse kanë të bëjnë pak elektorale, por më shumë në marrëdhëniet me Greqinë. Në deklaratat e tij do të tregojë se Shqipëria nuk është më si përpara por më dinjizote në lidhje me Greqinë. Deklarata “Vorio Epiri ka vdekur” është më e rëndësishme që ka bërë një kryeministër. Para disa vitesh ka qenë e vështirë për t’i thënë gjëra të tilla. Pozicioni i Shqipërisë përpara disa vitesh ka qenë më i ulët”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!