“Vorio-Epiri ka vdekur”, studiuesi Vehbiu: Rama ka të drejtë, nuk ka asnjë shpresë

schedule11:16 - 15 Nëntor, 2024

schedule 11:16 - 15 Nëntor, 2024

Studiuesi Ardian Vehbiu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka të drejtë lidhur me deklaratën për vdekjen e Vorio-Epirit.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai theksoi se Vorio-Epiri ka vdekur dhe nuk ka asnjë shpresë.

Sipas Vehbiut, ka një ndjeshmëri shumë të madhe ndaj argumentave me natyrë ideologjike dhe jo historike.

“Ne duhet ti japim mundësinë dhe të nxisim ata lloj autorë që duan t’i flasin njerëzve që nuk janë të fushës së tyre, sepse për ndryshe specialistët mund të dalin në dialog me njëri-tjetrin. Që kur nisi revista në fillim, ideja ishte të kultivohej mendimi publik në raport me publikun. Kjo ishte. Ne nuk donim të kultivonim shkencën  për hir të shkencës, që të ngjallnim një debat të tillë, por donim të përfshinim dhe joekspertët.

Ata nuk kanë argumenta për të hedhur poshtë teza për gjuhën, por kur vjen fjala për fusha të tjera, për shembull për të vlerësuar figura historike apo letrare, ka. Mbaj mend për një debat të madh që u bë para disa vjetësh, për çështjen e Epirit, për fiset që banonin aty, morën pjesë autorë të ndryshëm me pikëpamje krejt të kundërta. Por kjo ishte dhe një nga momentet më të mira për revistën, sepse duke folur për njëri-tjetrin ata, thanë dhe gjëra që më parë nuk i kishin thënë.

Vorio-Epiri është ende në qendër të diskutimeve dhe është për të ardhur keq. Është folklor nacionalist grek, Vorio-Epiri.

Deklarata e Ramës që ka vdekur Vorio-Epiri… ka vdekur, nuk ka asnjë shpresë, por si koncept Vorio-Epiri nëse ka njerëz që duan t’i referohen, ndonjë qamet nuk është. Ka një ndjeshmëri shumë të madhe ndaj argumentave me natyrë ideologjike dhe jo historike. Mua kjo nuk më pëlqen”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!