“Vora”, Klosi: Vendimi i KQZ-së, antiligjor. Rezultati të publikohet për shkak të votimit elektronik

schedule02:37 - 12 Maj, 2025

schedule 02:37 - 12 Maj, 2025

Kur janë numëruar 192 kuti, Partia Socialistë vijon të jetë forca që kryeson. Në një intervistë për ABC News, drejtuesi politik i qarkut, Dibër, Blendi Klosi deklaroi se vazhdojnë ti qëndrojnë deklaratave të tyre që 78 të jetë dyshemeja. Gjithashtu u shpreh se beson që Vota e Diasporës të bëjë disa kapërcime mbi dyshemenë.

“Vazhdojmë të qëndrojmë fort që 78 të jetë dyshemeja, Besoj fort që vota e Diasporës të bëjë disa kapërcime mbi dyshemenë. Vota e Diasporës është një votë shumë e rëndësishme për ne. Në Kukës nuk ka shumë ndryshim. Asnjë shqetësim për forcën tonë politike. Ne shpresojmë shumë që Diaspora të qëndrojë fort në politikën tonë”, tha ai.

Gjithashtu u pyet edhe lidhur me vendimin e  KQZ, lidhur me rezultatin në Vorë, për të mos e publikuar. Klosi tha se vendimi i KQZ është antiligjor.

“Nuk i di këto marrëveshje. Është antiligjore që të marrësh veprime që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Në rast votat janë numëruar ai publikohet. Çfarë kuptimi ka? Është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodhin këto gjëra…Nuk ka fare nevojë për të pasur këtë situatë dhe një tension të pavlerë apo të ndonjë agresiviteti.”, u shpreh Klosi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!