Von Der Leyen rizgjidhet në krye të KE/ Rama: Fillim i një kapitulli të ri, përgëzoj qëndrimin e saj për Ballkanin Perëndimor

schedule19:38 - 18 Korrik, 2024

schedule 19:38 - 18 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama e cilëson si fillim të një kapitulli të ri për Bashkimin Evropian, rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se përgëzon qëndrimin e Von Der Leyen për Ballkanin Perëndimor, në lidhje me integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

“Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese. Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë të përtërirë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian. Mezi pres të vazhdoj punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.