Von der Leyen: Emetimet globale pritet të arrijnë kulmin në 2025

schedule14:03 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 14:03 - 1 Dhjetor, 2023

Gjatë fjalimit në samitin e klimës, presidentja e Komisionit Europian tha se nevojitet një hap vendimtar për të mbrojtur qytetarët më rrezikuar në mbarë botën, si pasojë e ngrohjes globale.

“Emetimet globale pritet të arrijnë kulmin deri në vitin 2025,” tha ajo, ndërsa u kërkoi liderëve botërorë të heqin dorë nga karburantet fosile dhe të reduktojnë emetimet e metanit.

“BE është në rrugën e duhur për përmbushjen e objektiva brenda 2030 dhe do të reduktojë humbjet në fondin prej 270 milionë dollarësh”, tha von der Leyen.

/abcnews.al