Vlorë/ Zjarri përfshin kodrat në Dukat, dyshohet i qëllimshëm

schedule17:18 - 16 Prill, 2025

schedule 17:18 - 16 Prill, 2025

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Dukat të bashkisë së Vlorës.

Zjarri ka përfshirë pishat në zonën e quajtur “proi i Dukatit” ku i ndihmuar dhe nga era e ngrohtë që fryn nga jugu ka bërë që të përhapet në një sipërfaqe të madhe.

Sipas informacioneve te para dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Zjarrfikësit e Vlorës, por dhe forcat nga ADZM kanë shkuar në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Sipas zjarrfikëseve dhe punonjësve që ndodhen në terren situata po përmirësohet dhe zjarri është vënë në kontroll.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!