Vlorë, turistët braktisin hotelet dhe ngrenë kampingje për të pushuar

schedule16:00 - 4 Gusht, 2019

schedule 16:00 - 4 Gusht, 2019

Pushues të huaj dhe vendas përherë e më tepër kërkojnë të pushojnë në ambiente të hapura për më shume argëtim dhe aventure. Në Radhimë të Vlorës të huaj nga Italia, Gjermania, Anglia etj kanë mbërritur me makinat e tyre për të qëndruar në kampingje.

Nuk po pushojnë ne hotele apo resorte. Shumë turistë në Vlorë zgjedhjen ambiente të hapura. Në Radhimë janë shtuar kampingjet. Jo vetëm pushues vendas por edhe të huaj preferojnë t’i kalojnë kështu pushimet.

Nga Italia, Gjermania dhe Anglia kanë zbarkuar në bregdetin e Jonit me makinat e tyre.  Zgjedhin të qëndrojnë jashtë hoteleve për tu zbavitur më tepër, për më shumë aventurë.

Rradhima është një ndër zonat më të frekuentuara të Vlorës nga vendas dhe të huaj. Plazhi është i pastër dhe i sigurt. Shumë të huaj që vijnë për herë të parë thonë se do ua rekomandojnë miqve të tyre këtë vend.

Plazhet e Vlorës këtë sezon turistik janë mbushur si asnjëherë. Bregdetit i jugut duket se i josh më shumë kryesisht ata që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Shifrat treguan një fluks të lartë në muajin Korrik. Dhe duket se po aq pushues do të ketë deri në përfundim të sezonit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!