Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Vlorë, tregtarët duan tregun/ Rikonstruktohet tregu në qendër të qytetit, shitësit: Duam zgjidhje!

schedule15:41 - 11 Maj, 2026

schedule 15:41 - 11 Maj, 2026

Tregtarët në Vlorë kundërshtojnë mbylljen e tregut në qendër të qytetit, I cili pritet të rehabilitohet si pjesë e një projekti për rikualifikimin e zonës pranë Sahatit.

Ata thonë se e mirëpresin rikonstruktimin e tregut, por kërkojnë një zgjidhje konkrete se ku do e ushtrojnë aktivitetin gjatë kësaj periudhe.

Tregtarët thonë se këto protesta deri në zgjidhjen përfundimtare nga bashkia, do vijojnë, pasi rrezikojnë që malli në vlerë të konsiderueshme të mbetet stok.



Nga ana tjetër, kryetarja e bashkisë së Vlorës thotë se tregtarët janë njoftuar prej 5 muajsh për zhvendosjen e mallrave dhe lirimin e ambienteve.

Në dispozicion të tregtarëve, deri në përfundimin e rehabilitimit të tregut të qytetit, kryetarja e bashkisë thotë se I është vënë struktura në zonën e Çoles si edhe tregu industrial.

Sipas saj, këto ambiente janë të lira dhe të gatshme për t’u përdorur nga tregtarët, të paktën për një vit, që është edhe afati i parashikuar për përfundimin e punimeve në tregun ekzistues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!