Përplasja e dy biznesmenëve për një pronë në Zonën e Palasës në Vlorë ka sjell një reagim kritikë të kryeministrit Edi Rama, së bashku më zgjidhjen përfundimtare për konfliktin që të enjten kaloi në përplasje e kërcënime.
“Ne kemi vendosur ta shpronësojmë për interes publik të gjithë atë zonë e atij konflikti banal dhe brutal të ditës së djeshme, dhe sipas ligjit ta kthejmë në aset publik e turistik për të gjithë, një oaz natyror për pemën e bekuar të ullirit. Një park i gjallë, ku do mbillen e ruhen varietetet autoktone shqiptare dhe të mesdheut, do të ekspozohen tërë vajrat e ullirit që prodhohen në Shqipëri”.
Përplasja deri në përdorimin e armëve në Vlorë, mes dy biznesmenëve, sipas kreut të qeverisë, së bashku me zgjidhjen, duhet tu shërbejë të gjithëve që menaxhojnë asete turisitke në vend.
“Ata duhet të kuptojnë që s’mund të cenojnë me qasje e sjellje lënduese atë që është mision kombëtar, i Shqipërisë turistike që shkon shumë përtej transformimit fizik dhe imponon të gjitha këto vetvet në radhë të parë nga investitorët tek kamarierët që të mendojnë dhe të sillen si ambasadorë të turizmit shqiptar edhe me njëri tjetrin, lërë me shoqërinë shqiptare dhe vizitorët e panumërt”
Në rastin e Vlorës, Rama thotë se u kalura vija e kuqe, ndërsa vendi po kalon në nievele të reja në hartën turistike me miliona vizitorë të huaj që vijnë në Shqipëri.
“Banaliteti dhe brutaliteti duhet të marrin përgjigjet që kërkon rëndësia shoqërore e misionit kombëtar, dhe autorët e veprimeve lënduese, me harbutllëk mbi klientët, papërgjegjshmëri mbi hapësirën e përbashkët, akte arrogance, zhurma dhurmuese duhet të bëhen shembull të një vije e kuqe të domosdoshme për Shqipërinë turistike”.
Konfikti i dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muca lidhet me një investime në bregdet, ku dy palët pretendojnë për ligjshmërine e së njëjtës pronë në Palasë, që tashmë do të kalojë në proces shpronësimi.

